DITA E NJËZETEKATËR


24 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. [El-Bejjine: 5]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdonjëri do të marrë atë që ka pasur për qëllim.”[1]

Gjithashtu, ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon trupat e fizionomitë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja.”[2]

Shkreptimë

Kur qante Ejub Es-Sahtijani thoshte: “Ah, sa flamë e vështirë, në mënyrë që të mos e kuptonin njerëzit se ai qante nga frika që kishte ndaj Allahut!”

Kurse Ibn Sirini bënte muhabet gjatë ditës dhe qeshte, mirëpo kur vinte nata fillonte të qante e të vajtonte.

 


[1] Muttefekun alejhi.

[2] Muslimi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *