DITA E NJËZETEPESTË


25 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët. [Kuran, 23:57-61]

Hadith

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të thoshte: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, për këtë ajet: “A bëhet fjalë këtu për ata që pinë alkool, bëjnë amoralitet dhe vjedhin?” Më tha: “Jo, oj bija e Siddikut, por për ata që agjërojnë, falin namaz, japin lëmoshë dhe megjithatë kanë frikë se nuk do t’u pranohet, të këtillët garojnë në punë të mira.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Ebu Bekër, Allahu qoftë i kënaqur me të, kapte gjuhën e vet dhe thoshte: “Kjo më solli në këtë gjendje (e bënte këtë nga frika se gjuha e tij do ta sjellë në shkatërrim).”

Vargje

Si s’u turpërove o robi im

Zoti im kur të më thotë

Nga krijesat mëkatet i fshehe

E Mua më erdhe me gjynahe plot

Vallë, si do të përgjigjesh?!

 


[1] Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *