DITA E NJËZETEGJASHTË


26 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Kuran, 23:57-61]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “I tërë ummeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij që nuk pranon.” I thanë: “E kush refuzon, o i Dërguar i Allahut”?! I Dërguari tha: “Ai që më bindet mua do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që më kundërshton mua, veçse ka refuzuar.”

Thënie nga brezat e parë

Sufjan Eth-Theuriu thoshte: “Fjala nuk pranohet pa vepër, fjala dhe vepra nuk pranohen pa nijet dhe as fjala, vepra dhe nijeti nuk pranohen pa qenë në pajtim me sunetin e të Dërguarit të Allahut.”

Tregim

El-Humejdiu thoshte: “Isha në Egjipt kur imam Shafiu na tregoi një hadith të Pejgamberit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ndërsa një njeri e pyeti: “O babai i Abdullahut, a punon sipas këtij hadithi”? Atëherë imam Shafiu tha: “A mos vallë më ke parë duke dalë nga kisha, apo mos ndoshta dukem i veshur si prift?! Nëse vërtetohet tek unë një hadith i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, atëherë e them atë, punoj sipas tij dhe nuk tërhiqem.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *