DITA E NJËZETESHTATË


27 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Vërtet, ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë. [Kuran, 39:10]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Është e çuditshme çështja e besimtarit, e tërë puna e tij është në të mirën e tij. Nëse e godet diçka që e gëzon ai falënderon dhe kjo është mirë për të, ndërsa nëse e godet ndonjë e keqe bën durim e edhe kjo është mirë për të.”

Trëndafili i dëlirësisë

Nga Ataja përcillet se Ibn Abbasi i ka thënë: “A ta tregoj një grua të Xhenetit”? I thashë: “Ma trego”! Më tha: “Kjo grua zezake. Ajo shkoi te Pejgamberi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: “Unë e kam leukeminë dhe zbulohem, kështu që lute Allahun që t’më shërojë!” I Dërguari i Allahut i tha: “Nëse dëshiron duro dhe do ta kesh Xhenetin, e nëse dëshiron e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Atëherë, po duroj, mirëpo unë zbulohem, kështu që lute Allahun të mos zbulohem”! Atëherë, Pejgamberi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, u lut për të.” [Muttefekun alejhi]

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *