Selefi (të parët tanë të mirë), me sinqeritetin dhe drejtësinë e tyre -PJESA E DYTË-


Ka pasur nga ata të cilët u pajisën me dituri dhe me të arritën poste të ndryshme, mirëpo u bënë padrejtësi të tje­rë­ve. Më pas kjo i bëri ata ta lënë rrugën e dijes dhe fillu­an të bien në mëkate të mëdha, në punë të shëmtuara, e kë­ta pa dyshim se janë të mjerë dhe turp ju qoftë dhe as­se­si nuk kanë arritur që të bëhen sinonim i dijes!

Një grup tjetër nuk kanë pasur frikë Allahun në ditu­ri­në që kanë fituar, derisa filluan të bëjnë manipulime duke dhënë gjykime të shtrembëruara, jo të sakta dhe jo në për­puth­shmëri me Kur’anin dhe sunnetin, duke kërkuar çdo he­rë të gjejnë më të lehtën të cilën e ka thënë dikush prej dije­tarëve.[1] Kurse ka dhe nga ata të cilët janë jashtë krejt kë­saj teme, njerëz të cilët për shkak të injorancës së tyre e kanë ngritur veten e tyre aq lartë, sa që kanë shpikur dhe shpifur hadithe nga vetja e tyre. E pa dyshim se këta nje­rëz Allahu çdo herë i ka poshtëruar, derisa e kanë harruar atë dije të pakët të shëndosh që u ka dhuruar dhe puna e tyre në këtë drejtim ka qenë vetëm se përgatitje e tyre për në zjarr të xhehenemit – Allahu na ruajt.

Kurse më pas erdhën gjenerata të cilat nuk ishin të in­te­resuara fortë në fushën e dijes-diturisë e as që kanë vep­ru­ar me atë pak dije që kanë disponuar, kurse erdhën edhe nga ata të cilët pretendonin se kanë dije haptas, mi­rë­po kur i shihje ata nuk dinin nga dituria e vërtetë, veçse pak dhe ishin të pajisur me dituri nga traditat e vendit të tyre të cilat ia atribuonin fesë, e me këtë tregoheshin para njerëzve se janë nxënës të dijes, madje as qëllimi i tyre nuk ka qenë për hir të Allahut, e si pasojë u bënë pjesë e zezë e shoqërisë në të cilën jetonin. Qëllimi i tyre i vetëm ka qenë depozitimi i librave të shtrenjtë dhe mburrja me ta. Madje ndoshta ndonjëherë i shfleton mirëpo nuk vep­ron sipas tyre. E lusim Allahun që të na i pastroj qëllimit to­na, të jemi të kujdesshëm kur flasim për fenë tonë dhe në lidhje me diturinë dhe mos të harrojmë se ka pasur nga të parët shumë njerëz të ditur nga gjeneratat e hershme të cilët thonin: “As që jam dijetarë, e as që kam parë dije­ta­rë.”[2]

Muhamed Ibnu Isa ka thënë: “Abdullah Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) kur shkonte në Tarsus ndalej në Ra­k­ka[3], vend ku edhe pushonte në atë kohë. Në atë shtëpi ku ai pushonte çdo herë vinte një djalosh i ri prej atij ven­di, debatonte dhe polemizonte me Ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë), i merrte hadithet e të Dërguarit të Allahut (pa­q­ja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nga ai dhe më pas shkonte. Një herë erdhi Ibn Mubareku (Allahu e më­shi­roftë) në Rakka, mirëpo ai djaloshi nuk erdhi ta vizi­tojë, atëherë ai shpejt u bë gati dhe ishte nisur për në luftë. Kur u kthye nga lufta përsëri, u ndal në Rakka për të pu­shu­ar, mirëpo përsëri djaloshi nuk u paraqit i brengosur për mun­ge­sën e tij ai pyeti për të se ku gjendej. I thanë se ishte bur­go­sur për shkak të një borxhi të cilin e kishte pa­sur. Atë­he­rë Abdullah Ibn Mubareku (Allahu e mëshi­rof­të) tha: “Sa është vlera e borxhit të atij djaloshit?” – I tha­në: “Dhjetë mi­jë dërhem”. Atëherë Ibn Mubareku (Allahu e mëshi­rof­të) nuk u rehatua derisa e mësoi se kush ishte nje­riu të cilit djaloshi i kishte borxh. Kur ia treguan në mbrëmje se kush ishte personi, ai shkoi në shtëpinë e tij dhe ia pagoi borxhin prej dhjetë mijë dërhemëve, duke i kër­kuar që të betohet se nuk do të tregonte se kush e ka pa­guar borxhin derisa ai të ishte gjallë. Të nesërmen dja­lo­shi u lirua nga burgu. Natën e asaj dite Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) u bë gati dhe u nis në rrugë, kur e pa­­në njerëzit djaloshin se kishte dalë nga burgu e laj­më­ru­an se Abdullah Ibn Mubareku kishte qenë dhe e kishte kër­kuar. Atëherë djaloshi më shpejtësi doli për ta kërkuar Ibn Mubarekun (Allahu e më­shiroftë) dhe e gjeti në dalje të qytetit. Kur e pa Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) dja­loshin u befasua dhe i tha:

-“Ku ishe o djalosh nuk erdhe të më vizitosh këtë he­re!”

-“Isha në burg për shkak një borxhi që kisha.” – ia ktheu djaloshi.

Atëherë ai e pyeti djaloshin:

-“Po si arrite të dalësh nga burgu?”

Djaloshi i tha: “Kishte ardhur një njeri që unë nuk e njih­ja dhe ma kishte paguar borxhin e kështu më liruan.”

Atëherë Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) i tha: “Fa­lën­­deroje o djalosh Allahun për këtë mirësi” mandej u lar­gua. Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) nuk e njoftoi dja­­lo­shin se ai ia ka paguar borxhin. Këtë djaloshi e kup­toi vetëm se pas vdekjes së Ibn Mubarekut (Allahu e më­shi­roftë).”[4]

Ebu Xhafer Hudha’a ka thënë: “E kam dëgjuar Ibn Ujej­nen (Allahu e mëshiroftë) duke thënë: ‘Në qoftë se për­puthet brendësia yte me atë që shfaq kjo është drejtësi, e në qoftë se brendësinë e ke më të mirë se atë çfarë e shfaq kjo është mirë, e në qoftë se atë çfarë e shfaq e ke më të mirë se brendësinë tënde, ky është gabimi më i madh.’”[5]

Tregon Abdullah Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) se i është thënë Hamdun Ibn Ahmedit (Allahu e mëshi­rof­të): “Pse fjalët e selefit kanë më shumë ndikim se fjalët to­na?” – Hamduni tha: “Sepse ata kanë folur për ta ngritur is­la­min, për të shpëtuar njerëzinë dhe për ta kënaqur Allahun, kurse ne flasim për të ngritur vetveten tonë, kër­koj­më me të dunjanë dhe dëshirojmë ti bëjmë të kënaqur njerëzit.”[6]

En-nadir Ibn Shumejli ka thënë: “Njëherë u shtrenjtuan artikujt në një vend në të cilën nëse shtrenjtoheshin aty na shtrenjtoheshin edhe neve. Pasi e bleu artikullin dikush i tha: “A e din se artikujt janë shtrenjtuar në këtë dhe në atë vend?” – Ai tha: “Jo nuk di gjë, sikur ta dija nuk do të blija diç prej teje me atë shumë të madhe.” – Atëherë Junuz Ibn Ubej­di i tha: “Eja tek unë dhe merre pasurinë tënde prej tri­dhjetë mijë dërhem, ndërsa mua ma jep vetëm artiku­llin që e bleve.”[7]

Gjithashtu transmetohet nga Bishri se një herë i është thënë një njeriu: “A nuk po flet diçka?” Ia ka kthyer duke i thënë: “Ndonjëherë kam dëshirë të flas, mirëpo në atë çast kur dëshiroj të flas heshti.”[8]

Gjithashtu transmetohet nga Fudajl Ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) të ketë thënë: “O njeri, o i varfër i ngratë, ti je më­katar e mendon se je më bamirësi, ti je më i padituri e men­don se je më i dituri, je dorështrënguar e mendon se je më bujari, je i cekët në mendje kurse mendon se je më i men­çuri, dije se vdekjen e ke afër kurse ti vazhdimisht shpreson shumë gjatë.”

Unë them (Dhehebiu): “Po për Allahun të vërtetën e ka thënë: “Gjithashtu ti je tiran e mendon se të është bërë pa­drej­tësi, han ushqime haram dhe mendon se je asket, je më­katar kurse beson se je i drejtë, kërkon dije për të fituar të mirat e kësaj bote, kurse ty të duket se e kërkon për hir të Allahut.”[9]

Jusuf Ibn Ahmed Esh-Shirazi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Erbeine el-Buldan” ka thënë: “Kur mora rru­gën për të kërkuar dituri tek hoxha im i cili ishte hoxhë i asaj kohe Ebi el-Vakti (Allahu e mëshiroftë), ishte caktimi i Allahut ta takoj atë në fund të vendit Kerman. Sapo e ta­kova e përshëndeta me selam dhe u ula pranë tij, atëherë ai më tha: “Pse ke ardhur në këtë vend?”

I thashë: “Kam ardhur për ju dhe destinacioni im i fun­dit ishte këtu te ju pas Allahut, çdo fjalë që e flas me ju e shkru­aj me lapsin tim, kam ardhur vetëm se të përfitoj di­turi prej jush me këmbët e mia që të arrijë bereqetin e di­jes dhe që të transmetoj me zinxhir të lartë[10] hadithet prej jush.”

Ai më tha: “Allahu të bëftë ty dhe mua të punojmë ve­tëm për kënaqësinë e Allahut dhe çdo hap i yni të jetë ve­tëm për Allahun, si dhe qëllimet tona të jenë të drejtuar ve­tëm nga Allahu. Sikur të më njihje mua si duhet nuk do të më kishe dhënë as selam e as që do të ishte ulur pranë me­je…” më pas filloi të qajë një kohë të gjatë, derisa fillu­an të qajnë edhe të pranishëm përreth tij në atë tubim.

Më vonë kur u qetësua tha: “O Allah na mbulo me mbu­­lesën Tënde të bukur dhe atë çka e mbulon prej tje­rë­ve bëje atë sebep për kënaqësinë Tënde ndaj nesh.” Kurse mua më tha: “O biri im a e din ti se edhe unë kam udhë­tu­ar me këmbë bashkë me babanë tim në kërkim të haditheve të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) prej në Herat deri në Davevdij, pastaj në Bu­she­nxh, kurse në këtë kohë mosha ime ishte jo më shumë se dhjetë vjeç. E babai im mi vendoste në duar nga dy gu­ra­lec dhe më thoshte: mbaj këta kurse unë nga frika i ruaja duart e mia. Kur unë ecja ai më vërente me kujdes, kur më shihte se jam lodhur më urdhëronte ta hidhja një­rin gurë e kjo ma lehtësonte shumë, pastaj vazhdonim se ecuri derisa e shihte përsëri babai se jam lodhur dhe më pyeste se a jam lodhur. E unë nga frika i thoja se nuk jam lodhur. Kurse ai më thoshte: “Ke ecur mirë?” – Pastaj unë shpej­toja një kohë në të ecur, pastaj filloja prapë të ec nga­da­lë, atëherë ai më urdhëronte ta hedh gurin tjetër dhe për­sëri vazhdoja së ecuri. Por pas pak kohe lodhesha për­së­ri dhe babai më merte në krah, kurse duke ecur takonim bujq e banorë të asaj krahine të cilët i ofronin ndihmë ba­bait tim për të më mbajtur edhe ata mua, derisa të arrinte në Bushenxh, ndërsa babai im ua kthente duke u thënë: “se nuk ka për të ndodhur të hypë në kafshë, sepse në kër­ki­min e haditheve të të Dërguarit të Allahut (paqa dhe më­shi­ra e Allahut qoftë mbi të) do të eci vetëm se në këm­bë, kur­se kur lodhej duke më mbajtur, më merrte mbi su­pe dhe krejt këtë mundim e bënim në këmbë vetëm se në she­­një respekti për hadithet e të të Dërguarit të Allahut (pa­­qa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke shpresuar me këtë shpërblimin nga ana e Allahut. Ndërsa sot s’ka mbe­tur kush nga gjenerata ime veçse unë, derisa delegatë të dijes kanë bërë udhëtim për tek unë. Pastaj urdhëroi Ab­dulbaki Ibn Abdul-Xhebar el-Herevijun të na shërbejë me ëmbëlsira por unë i thashë: “Të lexojmë një kapitull të Ebu Xhehmit është më e mirë për mua se sa të ha ëmbë­lsira.”

Atëherë ai buzëqeshi dhe tha: “Kur vjen ushqimi, ikën biseda.” Urdhëroi të na shërbehet neve me një pjatë plot më ëmbëlsira dhe pasi hëngrëm unë e nxora një pjesë të lib­rit dhe kërkova prej tij të ma sjell origjinalin. Pasi që ma so­lli më tha: “Mos u friko, as mos kërko, sepse prej mua ka­në dëgjuar shumë njerëz, prandaj lutu Allahut për shpë­tim. Pastaj ia lexova pjesën e librit të cilën e kisha me vete dhe kam ndenjur afër tij dhe nën nevojat e tij derisa vdiq në Bagdad ditën e martë të muajit Dhul-Hixhe.”[11]




[1] Lehtësimet ruhsa, sh. ruhas. Lehtësimet kur janë me arsye, duhet të praktikohen dhe ajo është më e dashur për Allahun, por nëse nuk janë me arsye dhe kur dikush jepet vetëm pas lehtësimeve, apo fetvave të dijetarëve në raste ku ata kanë toleruar, njeriu mbetet edhe pa fe si= kanë bërë vërejtje dijetarët.

[2] Sijer Alamu Nubela 7/152, 153

[3] Tarsusi dhe Rakka qytete ne Sirinë e sotshme.

[4] Sifetu Safve 4/141,142

[5] Sifetu Safve 2/234

[6] Sifetu Safve 24/122

[7] Sijer Alamu Nubela 6/293

[8] Sijer Alamu Nubela 10/470

[9] Sijer Alamu Nubela 8/440

[10] Zinxhiri i lartë i hadithit në gjuhën arabe në shkencën e hadithit quhet sened ali qdmth se në zinxhir të hadithit ka më pak trans­me­tues, apo shtresa të transmetuesve deri te burimi.

[11] Sijer Alamu Nubela 20/307,308

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *