Ja çfarë ka bërë “NUN” në Hasanbeg?


Kriza që u shkaktua pas vërshimeve në Hasanbeg dhe lagje të tjera, ku mbetën 22 veta të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur ka bërë që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të angazhohen për tu ndihmuar banorëve të atyre anëve.

Muharem Ismaili nga sektori humanitar i fondacionit “NUN”, ka folur mbi atë se çfarë ka ndodhur realisht atë natë dhe si kanë vepruar ata me aktivistët e tyre për tu ardhur në ndihmë banorëve të cilët kishin nevoja elementare.
Ai u shpreh tepër i ngazëllyer edhe me ndihmën që dhanë të gjithë njerëzit, si fizikisht po ashtu edhe materialisht. “Njerëzit pas alarmimit për gjendjen e rëndë që ishte në terren dhe pasi panë angazhimin serioz të NUN-it, filluan të na sjellin ndihma dhe gjërat e nevojshme.” ka thënë Ismaili.
Ai ka thënë se ndihet krenar që së bashku me aktivistët kemi arritur të solidarizohemi me dhimbjen e tyre, ndërsa ndihmat tjerë mund të jenë dytësore. Ndërsa ka shtuar se ata së bashku me kolegët e tij janë angazhuar edhe për ceremoninë e varrimit.
Ky është emisioni i plotë nga emisioni Zëri i Arsyes në PeaceTV, ku u fol mbi humanizmin.

Lajme nga vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *