Deklaratë e organizatave shkencore mbi konferencën e fitnes në Çeçeni


Deklaratë e organizatave shkencore mbi konferencën e fitnes në Çeçeni

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja, mëshira, bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin -salAllahu alejhi ue selem-, familjen dhe shokët e tij. Më pas:

Në Grozni (kryeqytet i Çeçenisë) dhe nën mbikëqyrjen e Federatës Ruse, është zhvilluar konferenca me temë: “KUSH JANË EHLU SUNNEH UEL XHEMA’AH?”, e cila konferenca është mbajtur në periudhë 24-26 Dhul Ka’de 1437 (sipas hixhretit), ose 26-28 Gusht 2016.

Në fund të kësaj konference është dalë me deklaratë përfundimtare e cila ngërthen në vete vendimet të cilat janë marrë në konferencë.

Duke u nisur nga urdhri i Allahut për ta sqaruar të vërtetën dhe për ta zbuluar të pavërtetën dhe të kotën, nënshkruesit e kësaj deklarate nga organizatat dhe unionet shkencore, e panë të arsyeshme sqarimin në vijim:

NJË: Nuk mund ta ndajmë këtë konferencë nga dy simotrat e saja që u zhvilluan në Kajro për të njëjtën temë,  ku e fundit prej këtyre dyjave u zhvillua në Janar të vitit 2011, e cila ishte një hallkë e një zinxhiri të gjatë që synon përçarjen e muslimanëve dhe shtrembërimin e termit “ EHLU SUNNEH UEL XHEMA’AH ”, po ashtu edhe cenimin dhe njollosjen e nderit të dijetarëve bashkëkohorë të sunnetit, e nga ana tjetër ua jep mundësinë dhe krijon hapësirë për grupacionet kundërshtuese të sunnetit, sikurse janë rafiditë me një anë dhe forcat shthurëse dhe devijuese në anën tjetër. Po ashtu edhe ngjallja e mosmarrëveshjeve të vjetra medhhebore; ashtu siç edhe ndihmon laikët ta marrin në dorë frerin e udhëheqjes politike, të cilët vazhdimisht janë duke e ndihmuar projektin kolonial në vend!

DY: Bashkimi me një konferencë i dijetarëve me përfaqësuesin e Federatës ruse edhe atë pa dëgjuar as edhe një denoncim të vetëm lidhur me nënçmimin dhe përbuzjen që po ju bëhet vëllezërve musliman në Siri mu nga e njëjta Federatë, ose së paku përfshirjen e këtij denoncimi apo kundërshtimi në deklaratën përfundimtare të kësaj konference; e gjithë kjo është një mashtrim dhe tradhti e madhe ndaj ummetit në përgjithësi! Kjo tradhti është edhe më e madhe në momentin kur ndokush prej pjesëmarrësve në këtë konferencë edhe e përkrah qëndrimin rus, bile edhe lutet që ta shton, me pretekstin se gjoja luftojnë terrorizmin, pasojat e të cilit pretekst i përjetojnë fëmijët e ngratë sirian, andej e këndej! Allahu i Madhëruar thotë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَخُونُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ وَتَخُونُوٓاْ أَمَٰنَٰتِكُمۡ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٢٧

O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.” [Enfal:27]

TRE: Dijetarët dhe thirrësit musliman -të nderuar dhe besnik-, i mbeten borxh kësaj konference që i zbuloj personat që morrën pjesë edhe pse i dinin synimet e kësaj konference, poashtu edhe vet faktin se i zbuloi edhe ata që heshtën edhe pasi u shfaq e kota dhe marrëzia e kësaj konference, ndërkohë që historia nuk njeh ndonjë nga dijetarë e mëdhenj musliman -sikurse Neveviu, Ibnu Dakik el-Idi, ose Ibnu Haxheri, Allahu i mëshiroftë-, të kenë pranuar të jenë vegël e armiqve të fesë ose të jenë kamë që ther muslimanët, qoftë kjo me anë të miqësive politike, ose shfrytëzimin e çështjeve medhhebore në favor të jehudive dhe të krishterëve . Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمۡ فَإِنَّهُۥ مِنۡهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥١

E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” [Maide:51]

KATËR: Argumentet fetare bazë, janë të pakontestueshme sa i përket faktit se është e obligueshme dhe e patjetërsueshme që të gjithë muslimanët (pasuesit e Kibles), të bëhen bashke përballë luftës dhe kurtheve që po ju bëhen nga popujt tjerë, e kjo arrihet duke i cilësuar ata si musliman e jo si sunni, eshari, sufi ose diç tjetër.

Andaj, kuptimi i mirëfilltë kundrejt nevojës së ummetit sot është që të mblidhen të gjithë muslimanët dhe të ndihmojnë Islamin dhe njëri-tjetrin, në cilindo qoftë vend që derdhet gjaku i tyre, e jo të përçahen radhët e tyre dhe të thirret në poshtërsi, përderisa Allahu i Madhëruar thotë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ ٢

Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mos u ndihmoni në mëkate e armiqësi.” [Maide:2]

PESË: Edhe pse dyshohet në synimet dhe qëllimet e kësaj konference, suksesi i ka tradhtuar shokët në vendimet e saj, ashtu siç i ka tradhtuar në kohën dhe vendin. Përkufizimi i “EHLU SUNNEH UEL XHEMA’AH”, në esharitë dhe maturiditë është shumë e çuditshme, sepse i fundit që ka vdekur nga imamët e katër medhhebeve është imami i ehlu sunneh uel xhema’ah -pa dyshim-, e ai është imam Ahmed ibën Hanbeli -Allahu e mëshiroftë- (vdiq 241H), vdekja e të cilit është para lindjes së Ebul Hasen el-Eshari (vdiq 324H) dhe Ebu Mensur el-Maturidij (vdiq 333H)! E si qëndron çështja me gjeneratat e muslimanëve prej kohës së sahabëve deri në vendosjen e medhebit eshari?! Ai i cili pason në fikh ndonjë nga imamët e katër medhhebeve, atëherë është më parësore që këtë ta bën edhe në teuhidin dhe besimin e tyre.

GJASHTË: Ehlu Sunneh – ashtu siç është e njohur në mesin e muslimanëve- janë sahabët, tabi’inët dhe tabi tabi’inët, ata të cilët janë të kapur fort për Kuranin dhe Sunnetin, qoftë me fjalë, vepër apo me bindje, po ashtu ehlu sunneh janë edhe të cilët e trasojnë rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit. Ndërsa, të konsiderosh Ehlu Sunneh, çdo person i cili i pason imamët e katër medhhebev në fikh, pa marrë parasysh çfarë akide posedon, është fjalë dhe bindje shumë e kotë, sepse ka prej atyre që pasojnë ndonjë nga imamët e katër medhhebeve në fikh, e që ishin mu’tezilij, kaderij, murxhia ose xhebrijeh, ndërkaq medhhebi i fikhut nuk ka lidhje me medhhebin e akides, qoftë ajo akide esharijeh, maturidijeh apo diçka tjetër. E njëjta thuhet edhe për grupacionet pasuese, sikurse sufitë.

SHTATË: Të etiketosh pasuesit e menhexhit selefij me ekstremizëm, pasi që vetëm se i keni larguar komplet nga Ehlu Sunneti, po ashtu duke e përkufizuar prezencën vetëm në ato pjesëmarrës që janë pro kësaj ideje dhe të këtij menhexhi të deformuar dhe të shëmtuar, kjo e gjitha është në kundërshtim të çartë me pretendimet e juaja se kinse thirrni në bashkim dhe pajtim, apo ndoshta kjo thirrje vlen vetëm për armiqtë e kësaj feje?! Mos harroni, heqja dorë dhe distancimi nga muslimanët është njësoj sikurse miqësimi i pasuesve të së kotës, mëkati është i njëjtë.

TETË: Së paku, e udhës është që ata të cilët pretendojnë që ia qartësojnë ummetit menhexhin e ehlu sunnetit, të mos falënderojnë dhe lavdërojnë personin i cili deklaron sheshazi se është një prej ushtarë të Putinit dhe se është i përgatitur të flijoj jetën për Putinin, duke ia shtuar kësaj edhe bindjet e prishura dhe luftën që e bën me muslimanët në vendin e tij!!!

NË FUND: Ummeti Islam është një ummet vigjilent, shumë mirë bën dallimin mes të vlefshmes dhe asaj të pavlefshmes dhe në tregun e këtij ummeti nuk mund të depërtojnë valutat false, sepse ky ummet ashtu siç nuk është mashtruar me hilen e përdorimit të ekstremistëve në çështjen e xhihadit për ta njollosur xhihadin e ehlu sunnetit, mu ashtu nuk do të mashtrohen me përdorimin e dijetarëve të këqij për të rrëzuar ehlu sunnetin.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë nuk përfaqësojnë vetëm se vetveten e tyre, saqë edhe shumë esharij dhe maturidij të respektuar janë distancuar nga rruga e këtyre para dhe pas kësaj deklaratës pesimiste të kësaj konference.

 

(Allahu është Ngadhënjimtarë në punën e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë).

Lajme nga bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *