Njeriu dhe veprat më të dashura te Allahu


 

 

Një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e pyeti: cili është njeriu më i dashur te Allahu dhe cilat janë veprat më të dashura te Allahu? Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: njeriu më i dashur te Allahu është më i dobishmi për njerëzit, kurse veprat më të dashura te Allahu janë:

Gëzimi që futë në zemrën e muslimanit, largimi i një brenge, larja e një borxhi, largimi i urisë, të eci me një vëlla për nevojat e tij është më e dashur për mua se të bëj itikaf në këtë xhami (xhami të Pejgamberit) një muaj, ai që ndal hidhërimin e tij Allahu ia mbulon të metat e tija, ai që përmban mllefin e tij edhe në qoftë se dëshiron ta realizon e realizon Allahu ia mbush zemrën me siguri Ditën e Kiametit dhe ai që ec me vëllanë e tij për një nevojë të tij deri sa t’i kryhet Allahu ia forcon këmbët në urën e Siratit atë Ditë që rrëshqasin këmbët.

Tabreaniu, shiko Es-Sahiha, nr. 575

* Disa minuta në shërbim të vëllait tënd apo një grua të vejë të regjistrohet në regjistrin tënd me muaj itikaf.

* Nëpunësi në sportel i cili pret popullin me shërbimet e tija dhe nijet të shpërblimit i fiton këto shpërblime.

* Puno që tu kryesh nevojat vëllezërve tu, sidomos ata që janë goditur nga luftat dhe katastrofat, duke u ofruar ndihmat e nevojshme.

* Muxhahidi thotë: në udhëtimin e haxhit e shoqërova Ibën Omeri që ta shërbeja, por ai na shërbente neve.

* Kur vdiq Ali ibën Husejni, radijallahu anhu, në trupin e tij u panë plagët në shpinë nga bartja e thasëve me ndihma që ua dërgonte në shtëpi grave të veja dhe nevojtarëve.

* Dhunti e madhe e Allahut për këtë Umet është se një besimtar me  disa vepra të vogla merr shpërblime edhe pas vdekjes së tij.

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *