Qetësimi i zemrave


Pse duhet qetësuar zemrat?

Sepse është edukatë e lartë islame dhe veti e pejgamberëve, burrave të devotshëm dhe njerëzve të mirë.

Sepse  qetësimi i zemrave të njerëzve me sprova shkakton afrimin e njerëzve mes vete dhe shtimin e dashurisë. 

Sepse qetësimi i zemrave të thyera është adhurim madhështor, madje disa dijetarë e kanë futur te kapitujt e besimit.

Si na ndihmo islami në këtë drejtim?

1- Është e pëlqyer fetarisht ngushëllimi i familjarëve të vdekurit, për tua qetësuar zemrat pas dhimbjes së ndarjes nga i afërmi.

2- I jepet dhurata e martesës femrës së shkurorëzuar për t’ia qetësuar zemrën.

3- Paguhet gjaku i të vrarit gabimisht për të qetësuar zemrat e familjes së të vrarit.

4- Ndalohet qortimi dhe ofendimi i lypësit që të mos i bëhen bashkë edhe nënçmimi i lypjes edhe nënçmimi i ofendimit.

Është gabim i madh shpërfillja e ndjenjave të njerëzve të vobektë dhe të sprovuar e familjeve të tyre dhe mos interesimi për çështjet e tyre dhe nevojat e përditshme që kanë.

Në këtë drejtim themelimi i shoqatave që merren me pleq, të veja dhe jetimë është vepër e mirë dhe me vlerë dhe gjithashtu veprimi për të eliminuar nevojat e të varfërve, të shtypurve, të sëmurëve dhe atyre që kanë përjetuar katastrofa.

Nevojë e madhe është të jemi afër familjeve të burgosurve politik duke i vizituar, duke u ndihmuar ekonomikisht, duke u dhënë kujdesin e duhur që të mos kenë nevojë të dalin të lypin dhe ti ruajmë nga provokimet. Sa i lehtësohet gjendja një të burgosurit politik kur e gëzojmë duke u kujdesur për familjen e tij dhe pasardhësit e tij.

Kjo edukatë islame e lartë nuk është e veçantë vetëm për miqtë por edhe ndaj armiqve duhet ta shfaqim!

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: erdha duke i dhënë myzhde për vdekjen e një armikut të tij të përbetuar. Më qortoi shumë dhe tha: inna lilah ve inna ilejhi raxhiun dhe pastaj u ngrit menjëherë nga shtëpia dhe shkuam për ngushëllime në familjen e të ndjerit dhe mes tjerave u tha: mua më keni në vend të tij, për çdo gjë që keni nevojë më keni mua. Familja e të ndjerit u gëzuan shumë dhe u lutën për te.

Në kundërshtim me këtë edukatë fisnike disa njerëz, të cilëve u janë ngurtësuar zemrat, tallen dhe qeshen me fatkeqësitë e njerëzve, duke:

1- iu gëzuar dështimit të fëmijëve të fqinjëve në shkollim.

2- iu gëzuar sprovave të kolegëve në punë.

3- iu gëzuar fatkeqësive që i ndodhin familjes së burrit ose shkurorëzimit të shoqes së vet, etj.

Këta njerëz le të ruhen nga kjo cilësi e njerëzve munafikë, për të cilët Allahu thotë:

{إن تمسسكم حسنة تسؤهم وإن تصبكم سيئة يفرحوا بها}.

” Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë”. (Ali Imran: 120).

Si tua qetësojmë zemrat?

1- Solidarizohu me te kur të humbë të dashurit dhe të afërmit.

2- Kërko falje prej tjerëve dhe pranon kërkimin e faljes nga ata që kanë gabuar.

3- Shkëmbeni dhurata.

4- Buzëqeshuni.

5- Kryeni nevojat e njerëzve.

6- Vizitoni ata.

7- Kuptoni karakterin e tyre.

8- Mos përmend të mirat që ja ke bërë gjatë qetësimit të zemrës së tij.

Përshtati: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *