Allahu i do ata që pastrohen


“Allahu i do ata që pastrohen”. (El-Bekare: 222)

Kur të pastrosh rrobat nga papastërtia duhet të ndjesh se Allahu të do, sepse Allahu i do ata që pastrohen. Kur të marrësh abdes, duhet ta ndjesh se Allahu të do, sepse ti u pastrove. Kur të lahesh duhet të ndjesh se Allahu të do, sepse Allahu i do ata që pastrohen. 

Pasha Allahun! I shpërfillim këto kuptime. Ne e përdorim pastrimin sepse është kusht i vërtetësisë së namazit, nga frika se nuk na pranohet namazi, porse na humbet nga mendja ta ndjejmë se ky veprim na afron te Allahu dhe është shkak që të na dojë Allahu. Po ta kishim parasysh se kur njeriu pastrohet nga një pikë urine, kjo vepër bëhet shkak që ta dojë Allahu, do të përfitonim shumë, mirëpo fatkeqësisht i shpërfillim këto kuptime.

Shejh Ibën Uthejmini 

Sherhu Akidetul-Vasitije, 1/217

(Përktheu: Bekir Halimi)

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *