Tevekuli dhe furnizimi (rizku)


Na tregon Omeri, radijallahu anhu, duke thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

(( لَوْ أَنَّكُمْ تَتَوَكَّلُونَ عَلَى اللهِ حَقَّ تَوَكُّلِهِ لَرَزَقَكُمْ كَمَا يَرْزُقُ الطَّيْرَ ، تَغْدُو خِمَاصاً وَتَرُوحُ بِطَاناً )) رواه الترمذي ، وَقالَ : (( حديث حسن )) .

“Po ti mbështeteshit Allahut me një mbështetje të vërtetë do t’ju furnizonte siç furnizon shpezët, të cilat në mëngjes dalin barkzbrazur dhe në mbrëmje kthehen barkngopur”. (transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadithi është hasen).

Ibën Rexhebi, rahimehullah, thotë:

“Ky hadith është bazik në çështjen e Tevekulit, mbështetjes në Allahun, subhanehu ve teala, dhe sqaron se mbështetja në Allahun, subhanehu ve teala, është prej shkaqeve më të mëdha që sjellin furnizimin”. (“Xhamiul-Ulumi vel-Hikemi”, fq. 628, versioni i reduktuar).

Mësimet që i marrim nga ky hadith:

– Inkurajim për mbështetje të vërtetë në Allahun dhe se kjo mbështetje duhet të jetë e sinqertë dhe me bindje në të gjitha çështjet e jetës.

– Veprimi me shkaqet materiale dhe veprimi për fitimin e furnizimit është prej mbështetjes në Allahun, ashtu siç bëri shpeza, e cila doli nga foleja dhe nuk qëndroi duarkryq.

– Mbështetja së bashku me veprimin e kërkuar vërtetë është burim i furnizimit hallall.

– Furnizimi nuk vjen me forcë por me zbatimin e shkaqeve dhe mbështetjen në Allahun, përndryshe si mund të furnizohet shpeza përball shqiponjës.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *