Shtyllat e sjelljes së mirë


 

Imam ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë:

Sjellja e mirë ndërtohet mbi katër shtylla, pa të cilat nuk mund të arrihet: durimi, ndershmëria, trimëria dhe drejtësia.

 

Ndershmëria e shtyn të largohet nga rezillëqet dhe gjërat e shëmtuara, qofshin fjalë ose vepra dhe e pajis me turp, vlerë e cila është koka e çdo të mire dhe e ndalon nga veprat e këqija, koprracia, gënjeshtra, përgojimi dhe bartja e fjalëve.

 

Trimëria e shtyn njeriun të jetë krenar, ti jep përparësi virtyteve morale, dinjitetit dhe flijimit e sakrificës. Trimëria është guximi për të larguar nga vetja gjërat e dashura dhe ndarja prej tyre, e detyron të përmban veten dhe të jetë i butë, sepse me forcën e tij dhe trimërinë që ka e mban egon e tij në litar dhe e frenon nga zullumi dhe padrejtësia, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: nuk është i fuqishëm ai që di mundje por i fuqishëm është ai që e përmban veten gjatë hidhërimit. Kjo është trimëria e vërtetë. Aftësia me të cilën njeriu e mposhtë hasmin e tij.

 

Drejtësia e shtyn njeriun që të ketë moral të drejtë dhe të matur mes dy ekstremeve. E shtyn të jetë bujar dhe fisnik, edukatë e cila është mes dy ekstremeve, mposhtjes dhe mendjemadhësisë, të jetë trim, edukatë e cila është mes dy ekstremeve, frikacakllëkut dhe aventurës dhe në urtësi e cila është mes dy ekstremeve, hidhërimit të shpejtë dhe dobësisë.

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *