SHUAJB ARNAUTI – Hulumtues i njohur i librave të kulturës Islame


SHUAJB ARNAUTI – Hulumtues i njohur i librave të kulturës Islame

Shuajb Arnauti lindi në Damask të Sirisë në vitin 1928 nga një familje e pastër shqiptare. Rrënjët e tij kthehen në Shkodrën e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra dhe vendoset në Siri. I ati u shpërngul nga Shkodra në vitin 1926. Pikënisja e diturisë së Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu që të studionte gjuhën arabe. Ai iu përkushtua gjuhës arabe për rreth 10 vjet, duke mësuar nga profesorë të ndryshëm nëpër xhamitë e Damaskut. Mësoi librat bazë të gjuhës arabe si: “Sherh ibn Akilin” (Shpjegimet e ibni Akilit) , “el-Mufasal” (ndarjet) , te el- Zehmasherise, “Shudhur el-Dheheb” (Ari i pastër) dhe “Esrar el-Belaga” (Fshehtësia gramatikore) si dhe librin e Abdul el-Kahir el-Xharxhani me titull “Delail el-Eaxhaz” etj. Në vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua në një shkollë të mesme në Damask në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës arabe dhe i kulturës islame. Në vitin 1958 fillon të punoje në bibliotekën islame në Damask e cila ishte më e njohura në Siri. Në bibliotekë punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj të ndryshëm si: “Sherh el-Suneh” (Shpjegimet e veprave te Muhamedit -salAllahu alejhi ue selem-) të Baguit rreth 16 vëllime, “Zad el-Mesir fi ilmu tefsir” (Rruga e shkencës se komentimit të Kuranit) i ibni Xheuzise prej 9 vëllime, “Reudatul Talibin” (Kopshti i të kërkuarve) të imam En Neveuit. Në Siri në vitin 1982 filloi një fushatë kundër islamit dhe myslimanëve. Librat e tij që kanë parë dritën e botimit nga viti 1958 deri 1978 janë :

– El-Bergevi , Sherh el-Suneh (Shpjegimet terminologjike Islame) në 12 vëllime.

– El-nevevi , Reudatul Talibin (Kopshti i të kërkuarve) në bashkëpunim me Abdul Kader Arnautin , në 12 vëllime.

– Ibn Mendhur , Medhheb el-Egani , në 12 vëllime.

– Ibn Meflah , el-Mebda fi sherh el-Mukana (Fillimi në shpjegimet e dëshiruara), në 10 vëllime.

– Ibn el-Xheuzi , Zade el-Mesir fi ilmul Tefsir (Rruga e gjate ne komentimin e Kuranit) , në bashkëpunim me Abdul Kader Arnautin , në 9 vëllime.

– El-Rehijbani , Matalib evli Neha Sherh Gajetul Munteha (Kërkimet e para në shpjegimet e kohëve te fundit) në bashkëpunim me Abdul Kader Arnautin , në 6 vëllime.

– Ibn Kadame el-Makdasi , el-Kafi fi fikh el-Imam el-Mebxhel Ahmed ibn Hanbel (legjislacionet e mjaftuara te Hanbelit), në bashkëpunim me Abdul Kader Arnautin , në 3 vëllime.

– Ibn Davjan , Menar el-Sebil fi sherh ed-delil (frytet e dobishme në shpjegimet e argumenteve), në 2 vëllime.

– El-Merzrvi , Mesned ebi Bekr ( Lartmadhëria e Ebi Bekrit), në 2 vëllime.

Librat që ka korrektuar nga viti 1982 deri më sot në shoqatën e shkrimtarëve në Amman të Jordanisë janë:

– Ibn Haban , el-Ihsan fi tekrib Sahih ibn Haban në 18 vëllime.

– El-Tahavi , Sherh Mushekel el-Athar (Shpjegimet e ndryshme arkeologjike), në 15 vëllime.

– Muhamed ibn Ibrahim el-Vezir , El-Avasim vel-Kavasim (Ndalesat dhe thyerjet e së vërtetës), në 9 vëllime.

– Ibn Kajjim el-Xheuzije , Zade el-Mead fi hedji hajril ibad (Takimet e pritura ne adhurimet e sinqerta), në bashkëpunim me Abdul Kadër Arnautin , në 5 vëllime.

– El-Dhehebi , Tarih el-islam (Historia islame), ne bashkëpunim me Dr. Beshar Avad Mauruf në 4 vëllime.

– El-Dhehebi , Tabekat el-Kura (Shtresat e fshatrave), në bashkëpunim me Dr. Beshar Avad Mauruf , në 2 vëllime.

– Ibn ebi el-Iz , Sherh el-Akide el-Tahavije (Shpjegimet apologetike të Tahavijes), në 2 vëllime.

– Ebi Daud , El-Murasil (Kembimi i letrave), në 2 vëllime.

– El-Nevevi , Rijad el-Salihin (Kopshti i të mirave), në 2 vëllime.

– Ahmed bin Hanbel , Mesned el-Imam Ahmed bin Hanbel (Përforcimi i Imam Ahmedit bin Hanbelit), në 50 vëllime.

Shuajbi nuk e ka harruar kurrë atdheun. Pas viteve 1990 ai vizitoi Shqipërinë. Mos të harrojmë se ai e flet gjuhen shqipe shumë bukur.

Kur Shuajbi përmend Shqipërinë thotë: ” Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im dëshmon se jam shqiptar.

 

 

Marrë nga: kohaislame.com

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *