Cili është projekti yt i jetës?


Cili është projekti yt i jetës?

Projekti i dijetarit të madh Muhamed Nasiruddin Albanit ishte “Afrimi i sunnetit pranë duarve të Ummetit”, ai ia kushtoi jetën këtij projekti, ia kushtoi aftësitë dhe gjithë energjinë që kishte, dha për hir të tij çdo gjë që pati në mundësi.

U largua nga njerëzit për t’u marr me të, dhe nuk i kushtoi vëmendje diçkaje tjetër veç nëse ajo gjë ndihmon projektin e tij, dhe kështu vazhdoi deri në frymën e fundit të jetës, Allahu e mëshiroftë.

Ndërsa ne sot shohim rezultatin e projektit të tij gjigant, dobia e të cilit përfshiu gjithë myslimanët, duke u nisur nga dijetarët, nxënësit e dijes, thirrësve dhe njerëzit në përgjithësi, saqë shprehja “këtë hadith e ka bërë të vërtetë Albani” apo “e ka bërë të dobët Albani” u bë shprehje e pranuar dhe mbështetëse, që zemra në të qetësohet dhe shpirti rehatohet.

Shejh Albani ishte ummet në një njeri të vetëm, dhe ia arriti -me dhuntinë dhe suksesin e Allahut- që të i shërbejë sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me një formë të cilën nuk e arritën dot shtete dhe organizata, qendra dhe universitete.

Në gjithë këtë ka mësim për njeriun që mos t’i përçmojë mundësitë e tij, dhe që projektin e tij të mos e lidh me askënd, por t’i qaset atij me gjithë tërësinë e tij, t’ia jap çdo gjë që ia ka dhënë Allahu nga talenti dhe potenciali, dhe kështu ta ndërtojë me përpikëri ndërtesën e tij pak nga pak, me gradualitet, vazhdimësi, dhe rregull, dhe me lejen e Allahut do të shohë rezultate të mira.

Shkroi: Dr Dajfullah Shemrani

Përkthim: Mr. Xheladin LEKA

Mekë, Arabi Saudite.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *