Kujto këtë dhunti!


Kujto këtë dhunti:

Në qoftë se je monoteistë, kujto sa njerëz jetojnë në idhujtari dhe mosbesim!

Falëndero Allahun për këtë dhunti.

Kujto këtë #dhunti:

Nëse je që kujdesesh për namazin, kujto gjendjen e atyre që nuk falen dhe e shpërfillin atë.

Kujto këtë #dhunti:

Nëse je i angazhuar në vepra të mira, gëzohu kësaj gjendje dhe kujtoi ata që ua kthejnë shpinën këtyre veprave të mira dhe gëzohen kur bëjnë mëkate.

Kujto këtë #dhunti:

Nëse të preokupon ahireti dhe ta zgjon zemrën kujtimi i vdekjes, gëzohu këtij preokupimi dhe kujto gjendjen e të preokupuarve me këtë dynja, madje është bërë edhe preokupimi i tyre kryesor dhe mendojnë se kurrë nuk do të vdesin.

Kujto këtë #dhunti:

Nëse të mërzit mëkati dhe ta ngushton shpirtin, atëherë kujto ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen, madje që insistojnë në gabime dhe nuk ndalen. Falëndero Allahun dhe kërko prej Tij përfundim të mirë!

Kujto këtë #dhunti:

Nëse je xheloz për këtë fe dhe hidhërohesh për gabimet, tradhtinë, anarkinë që ndodhin në rrethin tënd, falëndero Allahun dhe kujtoi ata njerëz që shikojnë vetëm veten e tyre dhe nuk preokupohen aspak me shoqërinë. Japin arsyetime bajate dhe janë ligështuan duke iu nënshtruar dëshirave të veta dhe djallit. I keqi që e bën një të keqe dhe e di se ajo që bën është e keqe, është më i mirë se ai i miri që shikon vetëm veten dhe e le pas dore përmirësimin e të keqes në shoqëri, madje në heshtje pajtohet me atë që ndodhë!!!

Kujto këtë #dhunti:

Nëse je prej atyre që e përmend Allahun dhe nuk e ke harruar, falëndero Atë për këtë dhunti, duke e shtuar këtë vepër dhe duke u nis drejt Allahut me zemër dhe kujtoi ata që e kanë harruar Allahun dhe kanë harruar përmendjen e Tij, një adhurim shumë i madh e shumë i lehtë.

 

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *