Merr mësim


 

Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që i shtyjnë përpara dhe i mbrojnë.

 

Rrethi i gabimit do të rritet nëse dijetari dhe udhëheqësi e shpërfillë këtë fakt, madje bëhet i zakonshëm. Atëherë bëhet vështirë të korrigjohet. Ji syqel dhe i vëmendshëm sikur ujku.

Kemi shumë, mund të japim shumë, por na mbyti dembelia, prej te hoxhallarët e deri te i fundit në Umet.

Pasha Allahun! pa masë i gëzohem suksesit të çdo muslimanit, kudo që është ai edhe çfarëdo të jetë ai. edhe shumë më shumë i gëzohem sukseseve të muslimanëve shqiptar.

Edhe kur shoh që njerëz entuziazmohen dhe u shtohet vullneti prej fjalimeve, këshillave a ligjëratave të mija, kjo më bën të ndihem i dobishëm dhe me vlerë në këtë kohë dhe në këtë vend e këtë popull. Allahu na dhashtë elan e energji për ta shërbyer këtë fe dhe këtë popull deri në frymën e fundit!

Allahun e lusim çdo herë që të bëhemi inspirues për energji pozitive të muslimanëve!

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *