Si duhet ta presim Ramazanin?


 

Nëse e dimë se Ramazani është muaj i faljes, atëherë të fillojmë që tash të përgatitemi për ta merituar faljen nga Allah.

Sigurisht se shumica prej nesh e dinë hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku thotë: Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë i falen mëkatet që i ka bërë më herët. Kush e gjallëron natën e Kadrit me besim dhe shpresë i falën mëkatet që i ka bërë më herët”. Muslimi

Andaj afrimi i këtij muajit duhet të jetë gëzim për ne, sepse na afrohet muaji i amnestisë, andaj edhe duhet angazhuar veten me vepra të cilat na e ndihmojnë fitimin e kësaj amnestie.

Secili prej nesh çdo ditë e më shumë që na afrohet ky mysafir, çdo ditë e më shumë duhet të na shtohet gëzimi, dhe vazhdimisht t’ia parashtrojmë pyetjen vetes: a thua vallë do ta meritoj këtë amnesti apo jo?!

A e ndjejmë këtë falje nga Allahu e të gëzohemi me të?!

Ta shohim se çka jemi duke bërë që të kuptojmë se sa i gëzohemi ardhjes së këtij muajit të faljes:

Pa dyshim se prej veprave që na e sjellin faljen e Allahut është kërkimi i shumtë i faljes nga Allahu, thënia estagfirullah, a thua vallë sa jemi të angazhuar në istigfar?!

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte vazhdimisht i angazhuar me istigfar gjatë ditës, madje deri në 100 herë kërkonte falje nga Allahu. Andaj edhe ne po të dinim vlerën e istigfarit, tërë kohën do ta mbushnim duke bërë istigfar, dhe do të bënim gara mes vete se kush prej nesh do të bënte më shumë istigfar. Mirëpo fatkeqësisht, shumica prej nesh, shumë rrallë kërkojnë falje te Allahu për gjunahet e bëra. Secili prej nesh që e analizon gjendjen e vet, këtë përfundon do ta sjell!

Andaj pasi që Ramazani na e sjell faljen dhe kjo na gëzon, duhet që kërkimi i faljes të jetë veprim ditor i joni gjatë tërë jetës dhe madje do të dalloheshim prej tjerëve me këtë dhikër.

Nëse ne do të kuptonim mirë rrezikun e gjunaheve dhe gabimeve dhe se çka na sjellin ato në dynja e ahiret, do të rritej vlera e faljes në shpirtrat tonë dhe do të rritej te ne vullneti për çdo vepër e cila mund të bëhet shkak për të na u fal mëkatet tona. Prej këtyre veprave është agjërimi dhe prej këtyre kohërave është Ramazani.

Analizoni këto tregime që tregojnë preokupimin e disa burrave për të fituar faljen nga Allahu.

Tregimi i parë:

عن أبي قتادة رضي الله عنه – عن رسولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم أنَّهُ قامَ فيهم فذَكرَ لَهم أنَّ الجِهادَ في سبيلِ اللَّهِ والإيمانَ باللَّهِ أفضلُ الأعمالِ فقامَ رجلٌ فقالَ يا رسولَ اللَّهِ أرأيتَ إن قتلتُ في سبيلِ اللَّهِ أيُكفِّرُ عنِّي خطايايَ فقالَ رسولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم نعم إن قتلتَ في سبيلِ اللَّهِ وأنتَ صابرٌ محتسبٌ مقبلٌ غيرُ مدبرٍ. ثمَّ قالَ رسولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: كيفَ قلتَ؟ قالُ: أرأيتَ إن قتلتُ في سبيلِ اللَّهِ أيُكفِّرُ عنِّي خطايايَ فقالَ رسولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: نعم وأنتَ صابرٌ محتسبٌ مقبلٌ غيرُ مدبرٍ إلاَّ الدَّينَ فإنَّ جبريلَ قالَ لي ذلِكَ) رواه مسلم والترمذي

Ebu Davudi Katade, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbajti një fjalim ku tregoi se xhihadi në rrugë të Zotit dhe besimi në Allahun janë prej veprave më të mira. U ngrit një njeri dhe tha: O i dërguar i Allahut, nëse unë vritem në rrugë të Allahut, a mi fal Allahu të gjitha gjunahet e mia? I tha: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: po nëse vritesh duke shpresuar shpërblimin dhe duke qenë durimtar, duke qenë me ballë kundër armikut e jo duke ikur. Pastaj tha Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si the? Tha: nëse unë vritem në rrugë të Allahut, a mi fal Allahu të gjitha gjunahet e mia? Tha: po, nëse shpreson shpërblimin dhe je durimtar, duke qenë me ballë kundër armikut e jo duke ikur, përveç borxhit. Këtë ma tha Xhibrili. Muslimi dhe Tirmidhiu

Ky çka kërkonte me këtë sakrificë të madhe? Kërkonte Firdeusin e lartë? Kërkonte të hynte në Xhenet? Kërkonte hyritë e Xhenetit? Jo! Asgjë prej këtyre kërkesave.

Vetëm një gjë kërkonte. Kërkonte faljen nga Allahu, faljen e mëkateve që ka bërë. 

Çka ofron ky njeri për të fituar faljen e Allahut? Ofron shpirtin e tij. Sepse më e rëndësishmja për te është fitimi i faljes, e jo mbetja gjallë.

A e vëreni dallimin?! Vetëm falje e preokupon, e ndjenë shumë mirë domethënien e faljes.

Tregimi i dytë:

Faraoni iu kërcënua magjistarëve, pasi që ata i besuan Zoti të Musait, se:

“Unë do t’ua shkurtoj (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t’ju gozhdoj”. Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!” (Esh-Shuara: 49-51)

2 – مثال آخر فرعون يقول للسحرة بعد أن آمنوا {لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ* قَالُوا لَا ضَيْرَ إِنَّا إِلَى رَبِّنَا مُنْقَلِبُونَ *إِنَّا نَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَنْ كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ} سورة الشعراء 

Bë çka të duash me ne. Na i këputë kokat, na i pre duart e këmbët, na gozhdo në trungje deri në vdekje, bë çka të duash, ne nuk na brengos ajo që do të bësh ti. 

Pse? 

Sepse: 

“Ne shpresojmë që Zoti ynë të na i fal mëkatet tona”.

Për të fituar këtë falje, ne nuk brengosemi se çka na ndodhë në këtë rrugë.

Pra, besoj se tash, vëllezër të dashur, na është bërë e qartë se nëse arrijmë ta fitojmë faljen e Allahut në këtë muaj, kemi fituar një gjë shumë të madhe.

Andaj, secilit prej nesh që lakmon këtë falje, i parashtrohet pyetja: çka je duke bërë si përgatitje për këtë fillim të madh?

A akoma je duke vazhduar në mëkatet tuaja?! Si insiston në veprimin e mëkateve ai që kërkon faljen e Allahut?!

A dëshiron të hysh në këtë muaj i pa penduar dhe pa i braktisur mëkatet?!

Pendohu dhe mësoi mirë kushtet e pendimit nëse lakmon të fitosh faljen e Allahut të Gjithëmëshirshmit.

Ajo që na habitë shumë është se shumë njerëz lakmojnë faljen e Allahut ama asnjë hap nuk largohen nga gjunahi, as nijet nuk e bëjnë ta braktisin gjunahin që e bëjnë! E si ka mundësi të fitojë ky njeri faljen e Allahut?!

Ti braktisim mëkatet, të pendohemi për të kaluarën dhe ta vendosim për ndryshim të jetës sonë, atëherë mund të përfitojmë nga retë e mëshirës së Allahut dhe dhuratave të Tija që na i ofron në Ramazan.

Nëse këtë falje nuk e fitojmë edhe në Ramazan, atëherë me të vërtetë jemi shumë të privuar, siç edhe na e tregon Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur duke hipur në minber  3 herë tha: Amin! Amin! Amin!

أنَّ النبيَّ صلى الله عليه وسلم صعِدَ المنبرَ فقال : ( آمين ، آمين ، آمين ) . قيل : يا رسولَ اللهِ ! إنك صعدت المنبرَ فقلتَ : ” آمين ، آمين، آمين ” . فقال : إنَّ جبرائيلَ عليه السلامُ أتاني فقال : من أدرك شهرَ رمضانَ فلم يُغفَرْ له فدخل النارَ فأبعدَه اللهُ ، قل : “آمين” ، فقلتُ: “آمين . . “

قال الألباني : في صحيح الترغيب حسن صحيح 

Lutje të cilën e bën meleku më i madh, kurse amin i ban Pejgamberi më i madh, a nuk frikohemi nga pasojat e kësaj lutje?!

Të dashur vëllezër!

Të gjithë duhet të ndalemi dhe të analizojmë: sa vite kemi agjëruar, sa kohë kemi kaluar, a thua vallë e kemi arritur këtë qëllim nga ky adhurim?!

A i kemi plotësuar kushtet për fitimin e faljes?!

Mendo thellë dhe kuptoje mirë! Agjërimi për të arritur efektin e faljes së plotë duhet ti plotësojë dy kushte: besim të paluhatur në Allahun, subhanehu ve teala, dhe shpresimin bindshëm të shpërblimit të Allahut. Domethënë adhurim me prani totale të mendjes në këtë adhurim, prani psiqike, logjike dhe shpirtërore.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *