Besimi i Imam Ahmedit


Na rrëfen Hasan ibën Ismaili, er-Rebiu, i cili ka thënë: Ahmed ibën Hanbeli, imami i Ehli Sunetit, durimtari në ditët e sprovave:

Nëntë dhjetë burra prej tabiinëve, imamëve të muslimanëve, imamëve të selefit dhe fukahave të vendeve të ndryshme janë të pajtimit se Suneti në të cilin vdiq Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është kjo:

1- Të jemi të kënaqur me Caktimin e Allahut (Kada), azze ve xhel-le, 

2- ti dorëzohemi urdhrit të Tij, 

3- të durojmë vendimet e Tija, 

4- të veprojmë sipas asaj që na urdhëron Allahu, 

5- të largohemi nga ajo që na ka ndaluar Allahu, 

6- ti besojmë Caktimit të Allahut (Kaderit), për hair dhe për sherr, 

7- të lëmë polemikat në lidhje me fenë, 

8- ti japësh mes’h mesteve, 

9- të bësh xhihad me çdo halif, qoftë i mirë apo mëkatar, 

10- ti falësh namazin (xhenazes) secilit që vdes nga ithtarët e kibles, 

11- se besimi është fjalë dhe vepër, shtohet me adhurime dhe pakësohet me mëkate, 

12- se Kurani është Fjala e Allahut, i zbritur në zemrën e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, , i pa krijuar çdo herë që lexohet, 

13- të durosh nën flamurin e pushtetarit, ashtu si është, i drejtë ose i padrejtë dhe të mos dalim përballë pushtetarëve me shpatë, edhe nëse janë të padrejtë, 

14- nuk e shpallim për jobesimtar askënd nga monoteistët edhe nëse bëjnë mëkate të mëdha, 

15- ndalemi dhe nuk futemi në problemet që kanë ndodhur mes sahabeve të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, 

16- se njeriu më i mirë pas Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,  është Ebu Bekri, Omeri, Uthmani dhe Aliu, djali i axhës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, 

17- lusim Allahun të mëshirojë të gjithë sahabet, fëmijët, gratë dhe dhëndurët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ridvanullahi alejhim exhmein. 

Ky është Suneti, kësaj përmbajuni që të keni fe të shëndosh, sepse veprimi sipas tij është udhëzim, kurse braktisja është devijim.

Tabekatul-Hanabile, 1/130-131

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *