Epshet dhe sprova me te ka arritur kulmin. Fotografitë e femrave kanë depërtuar çdo kund, ekzpozohen edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Të gjithë shtresat e shoqërisë kanë mundësi të arrijnë deri te ato fotografi. Andaj kjo fitne ka shkaktuar dobësimin e vullnetit dhe ambicieve në rrugën e përmirësimit.

Pasi që kjo e keqe ka arritur në këtë gradë, është bërë e domosdoshme për të gjith ne, hoxhallarë dhe thirrës, njerëz që ia duan të mirën mbarë shoqërisë, që ta ngrinim zërin për ta përmirësuar këtë gabim dhe për ta eliminuar këtë shkak, i cili e sjell zemërimin e Plotfuqishmit, subhanehu ve teala.

Të gjithë ne e kemi obligim të flasim rreth këtyre gjërave, të sqarojmë rrezikun e këtij mëkati dhe të përpiqemi me çdo kusht ta eliminojmë nga shoqëria jonë.

Mbarë ummeti, dijetarët e selefit (gjeneratave të para) dhe halefit (gjeneratat e mëvonshëm), fukahatë dhe dijetarët kanë thënë se shikimi i burrave në gratë e huaja është haram. Argument për këtë vepër është ajeti Kur’anor:

{قل للمؤمنين يغضوا من أبصارهم}

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), …”. (En-Nur: 30).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ia largoi shikimin e Fadl ibën Abbasit, radijAllahu anhu, kur kaluan afër tij disa gra, siç transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij.

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Kjo vepër është ndalesë konkrete nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se po të ishte e lejuar, do ta konfirmonte Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, shikimin e tij. Gjithashtu Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((إن الله كتب على ابن آدم حظه من الزنى مدرك ذلك لا محالة فالعين تزني وزناها النظر)) [ البخاري6243 ، ومسلم6257 ]

“Allahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjer në te domosdo. Syri bën zina, kurse zinaja e syrit është shikimi”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pastaj përmendi gjuhën, këmbën, dorën, zemrën, mirëpo filloi nga syri, sepse syri është baza e zinasë së dorës, këmbës , zemrës dhe organit. Ky hadith është prej argumenteve më të qarta se syri bën mëkat duke shikuar dhe se kjo i llogaritet zina, njëkohësisht është argument kundër atyre që e lejojnë shikimin në përgjithësi”. (“Reudetul-Muhibin”, fq. 110).

 

Në çka nuk duhet të shikohet

 

Prej gjërave që nuk duhet shikuar janë këto:

1- Mos shikimi në avretin (organet e turpshme) e njerëzve.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لا ينظر الرجل إلى عورة الرجل ولا المرأة إلى عورة المرأة)) [رواه مسلم338]

“Nuk shikon njeriu në avretin e tjetrit, e as gruaja në avretin e tjetrës”. (Muslimi).

Secili njeri ka avret të cilin nuk duhet ta zbulon dhe nuk duhet të shikon në avretin e njeriut, i cili e ka zbuluar ate.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((احفظ عورتك إلا من زوجتك و أمتك )) [أخرجه الترمذي وحسنه ]

“Ruaje avretin tënd përveç se nga gruaja dhe robëresha yte”. (hasen, Tirmidhiu).

2- Mosshikimi në shtëpitë e njerëzve.

Për këtë qëllim sheriati e ka bërë të ligjshme kërkimin e lejes para hyrjes në shtëpi të huaja, siç tregohet në sahihun e Imam Buhariu dhe të Imam Muslimit, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((إنما جعل الاستئذان من النظر )) [البخاري6241 ،  ومسلم 2156]

“Kërkimi i lejes është bërë për shkak të shikimit”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Nuk ka të bëjë vetëm me avretin e trupit, por kësaj i shtohet edhe avreti i ushqimit, veshmbathjes, mobilieve, që njerëzit nuk kanë dëshirë të shihen në atë gjendje, pa u përgaditur ose stolisur, e këto janë avret i ndjenjave dhe gjendje psiqike. Sa prej nesh dëshirojnë që ti shohin njerëzit në gjendje të dobët, i cili qan nga shkaku i ndonjë reagimi, ose hidhërohet për shkak të ndonjë ndikimi, ose ndien dhimbje për shkak sëmundjes që e fsheh nga të huajt. Të gjitha këto gjëra detale i ka parasysh metoda Kur’anore, me këtë edukatë të lartë, e që është edukata e kërkimit të lejes, sepse me këtë edukatë pakësohen mundësitë e shikimeve të befasishme dhe takimet e rastësishme, të cilat i zgjojnë epshet dhe dëshirat”. (“Dhilali”, 2509).

3- Mosshikimi i gjërave që i posedojnë njerëzit, qoftë pasuri, gra ose fëmijë, të cilat Allahu i ka bërë stoli të jetës së kësaj bote.

Allahu, subhanehu ve teala, na ka mësuar në Kur’an:

{لا تمدن عينيك إلى ما متعنا به أزواجا منهم زهرة الحياة الدنيا لنفتنهم فيه}

“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha: 131).

Sadiu, rahimehull-llah, thotë: “Mos zgjat shikin tyre drejt tyre duke u pëlqyer dhe mos e kthe shikimin drej tyre duke patur ëndja për gjendjen e botës dhe ata që kënaqen me te…”. (Tefsir Sadi, fq. 516).

4- Ulja e shikimit nga gratë e huaja dhe kjo është tema për të cilën flasim në këtë rast.

(Shiko më gjërësiht rreth kësaj teme librin: “Ahkamun-Nedher”, Ali ibn Atije Hejtemi dhe “Gadul-Besar”, Semariu).

 

Rreziku nga shikimi i pakontrolluar

 

1- Shikimi i gjërave të palejuara. E kjo është zina e syrit. Sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Syri ban zina, e zinaja e syrit është shikimi”.

2- Shikimi i pakontrolluar është shkaku kryesor që e pengon njeriun nga ecja drejt Zotit, xhel-le shanuhu, dhe angazhohet me gjëra tjera në vend se me ato për të cilat e ka krijuar Allahu, subhanehu ve teala. 

Shikimi në gra të bukura mund të bëhet shkak që njeriu edhe të del tërësisht nga feja, duke i dhënë përparësi të dashurës më shumë se fesë, ë nëse ajo kërkon edhe ndryshimin e fesë, ai do ta bëjë këtë pa ngurrim.

Ibn Kajim, rahimehull-llah, e tregon një rast duke thënë:

“Të dhënët pas dashurisë djallëzore (ishk shejtani) kanë miqësinë dhe participimin e shejtanit në ato vepra, pasi që i kanë bërë ortak Allahu dhe pasi që u ka ikur sinqeriteti. Ata kanë hise në përshkrim të Zotit ortakë. Andaj shumica e tyre janë bërë robër të dashurave të veta, varen prej tyre, bërtet kur është e pranishme ose kur mungon se është rob i saj. Më shumë e përmend atë se sa Zotin, tebareke ve teala, në zemrën e tij ka më shumë dashuri për te se sa për Zotin, xhel-le shanuhu, kurse kjo mjafton si dëshmi kundër vetes së tij, sepse Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

{بل الإنسان على نفسه بصيرة ولو ألقى معاذيرهْ}

“Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta”. (El- Kijame: 14- 15).

Poqë se i jepet mundësi të zgjedh mes pëlqimit të dashnores së vet dhe pëlqimit të Zotit të vet, ai do të zgjidhte pëlqimin e sajë, takimi me dashnoren e vet është më i dashur te ai se takimi me Zotin e vet, shpresa të jetë afër saj është më i madh se sa shpresa të jetë afër Tij, ikja nga mllefosja e saj është më i madh se sa ikja nga mllefosja e Tij, e hidhëron Allahun duke e fituar pëlqimin e dashnores, i jep përparësi interesit dhe nevojave të dashnores para respektit ndaj Zotit. E nëse ka pak iman dhe ka pak kohë tepër, atëherë atë kohë që i tepron ia jep adhurimeve ndaj Zotit. Mirëpo nëse kryerja e nevojave të dashnores ia merr tërë kohën, ai tërë kohën e harxhon në atë drejtim dhe e neglizhon urdhrin e Allahut, subhanehu ve teala. Flijon për dashnoren çdo gjë të shtrenjtë dhe të çmueshme, kurse Zotit i le gjërat e pavlefshme. Dashnores ia jep zemrën dhe mendjen, ambiciet, kohën dhe pasurinë, kurse Zotit atë që i tepron, Ate e ka lënë pas shpine dhe e ka harruar. Nëse çohet për të fal namaz, gjuha i flet Zotit, kurse zemra dashnores, trupi dhe fytyra i janë kthyer kah kibla, kurse zemra i është kthyer kah dashnorja. Ik nga shërbimet ndaj Zotit, ashtu që kur është duke falur namazin, i duket sikur të është duke qëndruar mbi gaca dhe i vjen rëndë ta falë, kurse nëse është në pyetje shërbimi ndaj dashnores, e bën me gjithë qejf, me zemër dhe trup, i duke vepër e lehtë, nuk i vjen rëndë. Pa dyshim se këta janë prej atyre:

{اتخذوا من دون الله أندادا يحبونهم كحب الله}

“E nga njerëzit ka sosh që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, …”. (El-Bekare: 165). (Shiko: “Iagethetul-Lehefan”, fq. 572).

3- Allahu, subhanehu ve teala, ka caktuar që burri të anon kah gruaja dhe gruaja kah burri, e kjo është një gjë e natyrshme, andaj Islami e ka rregulluar këtë anim dhe e ka udhëzuar në kahe të shëndoshë.

I ka ndarë burrat prej grave, gratë i ka urdhëruar të mbulohen, për ta mbrojtur shoqërinë nga prishja dhe çorodia.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء )) 

“Fitneja më e dëmshme që kam lërë pas vetes për burrat janë gratë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Andaj ka shumë të atillë që janë mobilizuar në radhët e ushtrisë së shejtanit dhe mundohen me tërë potencialin e tyre të sjellin njerëzimin në fund të humnerës. Kurse Allahu, subhanehu ve teala, atyre që kanë dëshirë të përhapin imoralitetin në mesin e muslimanëve u kërcënohet duke u thënë:

{إن الذين يحبون أن تشيع الفاحشة في الذين آمنوا لهم عذاب اليم في الدنيا والآخرة والله يعلم وأنتم لا تعلمون}

“Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini”. (En-Nur: 19).

4- Shikimi i pakontrolluar shkakton “deponimin e atyre fotografive në kujtesë, pa marrë parasysh a janë të gjalla, ose fotografi të shtypura në revista ose që lëvizin në filme. 

Andaj shikimi i herëpashershëm i tyre shkakton lehtësimin e rikthimit të këtyre pamjeve, e rikthimi i këtyre pamjeve shkakton parafytyrimin e tyre në forma të caktuara, e kjo e zgjon epshin, kurse ai që është zemër sëmurë, e kaplon stresi i madh”. (shiko: “El-Fitne”. Abdul-Hamid Suhejban, fq. 231).

Njerëzit po të respektonin Allahun dhe Pejgamberin, e të mjaftoheshin me atë që ua ka lejuar Allahu, do të qetësonin zemrën dhe mendjen nga shumë gjëra që paraqet për ta dënim në këtë botë dhe lodhje për shumë bijë tanë.

5- Shikimi nëse nuk kontrollohet, ajo nuk ka të ndalur. 

Nuk mjaftohet syri me një fotografi, por nëse i pëlqen njëra, do ti pëlqen edhe tjetra, edhe pse asnjëherë nuk do të ngopet nga të shikuarit.

Nga kjo mund të rruhemi në fillim, se pastaj edhe nëse përdorim shërim të madh, ndoshta nuk do të arrimë të shërohemi.

Shejh Ali Tantavi thotë: “Nëse do të kishe pasurinë e Karunit dhe trupin e Heraklit e të kishë marrëdhënie me dhjetë mijë gra prej më të bukurave, a mendon se do të mjaftoheshe? Them me zë të lartë: jo. E shkruaj me shkrim të gjerë. Mirëpo një grua në mënyrë të lejuara të mjafton. Mos kërkoni prej meje argument, sepse kah do që do të ktheheni përreth jush do të gjeni në jetë argument të dukshëm”. (“Fetava Ali Tantavi”, fq. 146).

 

Dobitë nga ulja e shikimit

 

Ulja e shikimit sjell shumë dobi në jetën e kësaj bote, e  për në ahiret mos të flasim.

1- Zbatim i urdhrit të Allahut, e cila është kulmi i lumturisë së njeriut në jetën e kësaj bote dhe në ahiret. 

Njeriu nuk ka as në botë e as në ahiret gjë më të dobishme se sa zbatimi i urdhrave të Allahut, kjo e sjell lumturinë dhe moszbatimi i tyre shkakton vuajtjen në dynja dhe ahiret.

2- Pengon depërtimin e shigjetave të helmuara, të cilat mund të shkaktojnë shkatërrimi i zemrës së tij.

3- Shkakton gëzim të zemrës me Zotin dhe koncentrohet i tërë potenciali i tij në Allahun, sepse shikimi i pakontrolluar shkakton shkapërderdhjen e zemrës, largimin e tij nga Zoti.

Gjëja më e dëmshme për njeriun është shikimi i pakontrolluar, i cili sjell egërsi mes njeriut dhe Zotit të vet.

4- E forcon zemrën dhe e gëzon, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar e dobëson dhe e mërzit.

5- Zemrës i jep dritë, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar i jep errësim. Andaj Allahu, subhanehu ve teala, e ka përmendur ajetin e dritës, pasi që ka urdhëruar uljen e shikimit.

اللَّهُ نُورُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ الْمِصْبَاحُ فِي زُجَاجَةٍ الزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّيٌّ يُوقَدُ مِنْ شَجَرَةٍ مُبَارَكَةٍ زَيْتُونِةٍ لا شَرْقِيَّةٍ وَلا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُورٌ عَلَى نُورٍ يَهْدِي اللَّهُ لِنُورِهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الأَمْثَالَ لِلنَّاسِ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ (35)

“Allahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. Allahu sjell shembuj për njerëzit. Allahu çdo gjë di shumë mirë”. (En-Nur: 35).

Domethënë sikur drita që gjendet në zemrën e besimtarit, i cili i zbaton urdhrat e Tij dhe largohet nga ndalesat e Tij. Kur ti ndriçohet zemra njeriut i vijnë delegacionet e të mirave nga çdo anë, ashtu sikurse kur ti errësohet, i vijnë retë e sprovës dhe të këqijave nga çdo anë. I vijnë bidatet, devijimi, pasimi i epshit, largimi nga udhëzimi, largimi nga shkaqet e lumturisë dhe angazhohet me shkaqet e fatkeqësisë. Këtë ia zbulon drita që gjendet në zemrën e tij, e kur ta humbë këtë dritë, ai njeri mbetet sikur i verbëri, i cili bredhë në errësirë.

6- I jep largpamësi të vërtetë, me të cilën e dallon të vërtetën nga e kota. Ibën Shuxha’ el-Kermaniu, rahimehull-llah, thotë:

من عمر ظاهره باتباع السنة وباطنه بدوام المراقبة ، وغض بصره عن المحارم ، وكف نفسه عن الشهوات ، واعتاد أكل الحلال لم تخطئ له فراسة 

“Ai që jetën publike e ka mbushur me pasim të sunnetit, jetën sekrete me vetëkontroll, ai që ulë shikimin nga harami, e ndalon veten nga epshet dhe zakonisht han hallall, nuk i gabon largpamësia”.

Ky, njeri që e ka thënë këtë fjalë, asnjëherë nuk i ka gabuar vlerësimi (largpamësia).

7- I jep njeriut stabilitet, trimëri dhe forcë. Këtij njeriu Allahu i grumbullon mes fuqisë së vizionit dhe argumentit dhe fuqisë së pushtetit. Në disa gjurmë nga muslimanët e parë qëndron:

” الذي يخالف هواه يفر الشيطان من ظله “

“Ai që kundërshton epshin e vet, nga hija e tij ik shejtani”.

Kurse atë që pason epshin e vet e sheh të nënçmuar, të mposhtur, të pavlefshëm, tërë këto gjëra ia lëshon Allahu atij që bën mëkate.

Allahu, subhanehu ve teala, krenarinë e ka bërë shoqërues të adhurimeve, kurse nënçmimin shoqërues të mëkateve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( ولله العزة ولرسوله وللمؤمنين )

“…Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, …”. (El-Munafikun: 8).

( ولا تهنوا ولا تحزنوا وأنتم الأعلون إن كنتم مؤمنين )

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. (Ali Imran: 139).

Besimi është thënie dhe vepër; vepër sekrete dhe publike. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( من كان يريد العزة فلله العزة جميعا ، إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه )

“Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon Allahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon…”. (Fratir: 10).

Domethënë ai që dëshiron krenarinë, duhet ta kërkon duke e adhuruar Allahun dhe duke e përmendur Atë, duke përmendur fjalë të mira dhe duke vepruar vepra të mira.

Në lutjen e kunutit qëndron:

” إنه لا يذل من واليت ولا يعز من عاديت “

“Nuk nënçmohet ai që të miqëson Ty dhe nuk është krenar ai që të armiqëson Ty”.

8- Ia mbyll hyrjet e shejtanit në zemrën e vet. 

Sepse ai hyn nga dera e shikimit më shpejt se sa ajri në vendin bosh, ia zbukuron fotografinë e shikuar, ia bën idhull të cilit i përkulet, pastaj i jep shpresa dhe i premton, duke ngjallur zjarrin e epshit, duke hedhur drunjtë e mëkatit, nivel në të cilat nuk do të arrinte po nuk ishin ato fotografi. Zemra e tij i bëhet e tëra në flakë, kjo i shkakton ato rënkime dhe ofkëllima, sepse zemra i është rrethakuar nga të gjitha anët me zjarr, ajo gjendet në mes sikur dashi në mes të furrës. Andaj dënimi i njerëzve të dhënë pas epsheve dhe fotografive të ndaluara është fura e zjarrit, në të cilën do të dënohen në berzah deri në ringjallje, siç i ka parë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke u dënuar në ëndrrën e tij, në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

9- E boshatis zemrën nga çdo preokupim për të menduar për interesin e tij dhe për tu preokupuar me to. 

Shikimi i pakontrolluar e dekoncentron dhe ia shkapërderdh punët, e pason epshin dhe shkujdeset nga përmendja e Zotit të vet. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( ولا تطع من أغفلنا قلبه عن ذكرنا واتبع هواه وكان أمره فرطا )

“… dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).

Shikimi i pakontrolluar i shkakton këto tre gjëra.

10- Mes zemrës dhe syrit ka kanal, saqë më çka angazhohet njëri angazhohet edhe tjetri, me çka rregullohet njëri, rregullohet edhe tjetri, me çka prishet njëri, prishet edhe tjetri, ashtu që nëse prishet shikimi prishet edhe zemra, po ashtu edhe në aspekt të përmirësimit. 

Nëse i prishet dhe çoroditet syri, i prishet dhe çoroditet edhe zemra, i bëhet sikur vend i mbeturinave, ku grumbullohen ndyrësirat dhe mbeturinat. Kjo zemër nuk është më e përshtatshme për të banuar në te njohja e Allahut, dashuria ndaj Tij, pendimi te Ai, gëzimi me Te dhe me afërsinë e Tij, por në të banojnë gjërat e kundërta. (shiko: “Shërimi dhe Ilaçi”, Ibn Kajimi).

E lusim Allahun të na shtojë dijen e dobishme dhe veprat e mira!

E lusim Allahun të na dhurojë dashurinë e Tij, dashurinë e veprave që na shpijnë te dashuria e Tij, dashurinë e njerëzve që e duan Atë!

E lusim Allahun të udhëzon rininë tonë, djemtë dhe vajzat tona!

E lusim Allahun që të na mbrojë nga të nxehtit e dynjasë dhe zjarrit të xhehenemit!

E lusim Allahun që të na mbrojë nga sprovat që i dimë dhe që nuk i dimë!

E lusim Allahun të na shtojë imanin, devotshmërinë, pasurinë hallall, fëmijët e mirë dhe veprat e pranuara!

Amin!

Përgatiti: Bekir Halimi

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *