Sa ua dimë vlerën dhuntive që na i ka dhënë Allahu?!


 

Mark Twain një mbrëmje i shkruan një fjali shumë me ndikim Helen Keller e cila ishte një vajzë shurdhë memece dhe e verbër, mirpo me heroizëm të paparë u përpoq që të mësojë dhe të arrijë grada të larta, saqë u bë e njohur në rang botëror dhe i shkroi 18 libra:

“Helen! Bota është përplot me sy që nuk shohin, me sy që shikojnë në boshllëk, me sy në të cilat nuk ka shpirt!”

Sa sy nuk shohin! Sa vesh nuk dëgjojnë! Sa mendje nuk mendojnë! Sa zemra nuk perceptojnë!

Allahu, Fuqiplotë thotë:

( وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِّنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَا ۚ أُولَٰئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ )

“Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”. (El-A’raf: 179).

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *