Ebul-Vefa, Ibën Akili si e përshkruan kohën e tij


Ebul-Vefa, Ibën Akili, (v.513 h) rahimehullah, thoshte: 

Prej gjërave më të çuditshme që kam parë dhe që kam kritikuar nga gjendje e njerëzve është: vajtimi i madh për shkatërrimin e shtëpiave, keqardhje për rizkun e pakët, qortimi i kohës dhe njerëzve të kohës, përmendja e jetës së vështirë, biseda mbi rritjen e çmimeve dhe padrejtësinë e pushtetarëve.

Në kohë kur shihej shembja e Islamit, largimi e njerëzve nga xhamitë, vdekja e suneteve, përhapja e bidateve, bërja e mëkateve e publikimi i tyre, nuk gjindej kush vajton për fenë e tij, kush qan për mangësitë në lidhje me fenë dhe kush ndjen keqardhje për të kaluarën e tij.

Kjo vjen, sipas meje, për shkak të mos interesimit të tyre mbi fenë Islame dhe madhërimi i dynjasë në sytë e tyre.

El-Adabush-Sheri’je, Ibën Muflih, 3/240

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *