Malli i dijetarëve të hadithit për Medinen


 

imam, Hafidh Jahja ibën Meini, rahimehullah, (v.233 h.) ka thënë:

Udhëtimi për në Medine është më e dashur për mua se 200 tavafe (vullnetare).

këtë e transmeton nxënësi i tij Ibën MAhrez në librin “Marifetur-Rixhal”.

Ky dijetar i madh i hadhithit vdes në Medine, ja lanë xhenazen dhe e mbajtën në ato dërrasa në të cilat u la xhenazja e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe dikush para se ti falej namazi i xhenazes tha: ky është ai që ka mbrojtur hadithin e Pjegmaberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, prej gënjeshtrave. E varrosën në varrezat el-beki’, afër Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Ky vlerësim, të cilin e përmend Imam Ibën Meini, është mendim i veçantë i tij dhe nuk e detyron askënd prej muslimanëve, dhe ka për qëllim tavafin vullnetar. Por malli i madh për qytetin ku ka jetuar zotëriu i njerëzimit, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 

Medineja ishte shumë e dashur nga dijetarët e hadithit dhe malli për këtë vend ka qenë i  madh në zemrat e tyre, saqë ua ka shtrydh zemrat dhe u ka shtuar mallëngjimin.

DrHalidDrejis

(Përktheu: Bekir Halimi)

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *