Peshorja precize e Islamit


 

(sqarim nga Ibën Tejmiu)

Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rahimehullah, flet për barazpeshën dhe ekuacionin kur detyrohemi të marrim vendim apo lëshojmë vendim, e thotë:

Disa herë mund të jetë e pamundshme, për atë që ecë, të ecë rrugës së pastër të veprimeve të ligjshme, përveç se duke përdorë diç të shpikur, pasi ska tjetër kush ecë në këtë rrugë në mënyrë të ligjshme fetarisht, me dije dhe me vepra.

Nëse nuk mund të gjejmë dritë të pastër, por kemi vetëm dritë e cila nuk është shumë e pastër, dhe nuk e përdorim atë, atëherë njeriu duhet të ngelet në errësirë, andaj nëse dikush përdorë këtë dritë jo të pastër nuk duhet të qortohet për këtë e as të ndalohet nga ky veprim.

E nëse gjenë dritë në të cilën ska errësirë, atëherë atë duhet ta ndjekë, përndryshe ai që i shmanget kësaj drite, del tërësisht nga Drita…

Kështu është metoda e barazpeshësh dhe ekuacioneve, ai që e ndjek këtë metodë ai gjykon drejtë, sipas asaj që ka zbritur Allahu në Libër dhe në Peshore.

Mexhmuul-Fetava, 10/364-366

(Përktheu: Bekir Halimi)

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *