Sqarim për domethënien e fjalës Tagut


Tagut: secili i adhuruar, i pasuar ose i respektuar, i cili e kalon kufirin e tij. Imam Ibën Kajimi

Qëllimi është njeriu i keq që adhurohet, ose pasohet ose respektohet prej tjerëve. Ai llogaritet tagut. Andaj idhujtë që adhurohen veç Allahut janë tagut, dijetarët e këqij, ata të cilët thërrasin në lajthitje dhe devijim, në bidate të mëdha, në lejim të haramit dhe ndalim të hallallit, janë tagut. 

Pasi që kufiri i dijetarit është të ndjek Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pasi që realisht dijetarët janë trashëgimtar të pejgamberëve, e bartin në popull atë dije që e e kanë marrë nga pejgamberët si dije, vepra dhe sjellje, dhe nëse e kalojnë këtë kufi, duke përkrahur padrejtësit e pushtetarëve ose ligjet që kundërshtojnë ligjet e Zotit, edhe ata janë tagut, sepse kanë kaluar kufirin e detyrave që kishin për të ndjekur Sherijatin.

Me “i respektuar” janë për qëllim pushtetarët, ata që kanë ardhë në pushtet me meritë edhe ata që kanë ardhë në pushtet pa meritë.

Pushtetarët me meritë (me legjitimitet fetar) duke të respektohen kur e urdhërojnë popullin me urdhra që nuk kundërshtojnë urdhrin e Allahut e as të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Këta njerëz nuk mund të llogariten tagut. Populli e ka detyrë ti dëgjon dhe respekton këta pushtetar. Respektimi i këtyre pushtetarëve, me këtë kusht, realisht është respekt ndaj Allahut. Andaj duhet të vërejmë se kur ne e respektojmë pushtetarin në gjërat që e kemi detyrë ta respektojmë, ne me këtë veprim jemi duke adhuruar Allahun dhe jemi duke iu afruar Atij me këtë vepër. 

Sa i përket respektimit të pushtetarëve pa meritë (pushtet i marrë me dhunë),njerëzit do ti respektojnë për shkak ushtrimit të pushteti me forcë edhe nëse nuk motivohen në këtë veprim nga besimi i tyre. Pasi që pushtetari respektohet nga motivi i besimit dhe ky është respekti i dobishëm, i dobishëm edhe për pushtetin edhe për masën. Disa herë njerëzit e respketojnë pushtetin nga frika e forcës që ka pushtetari dhe e dënon atë që i kundërshtohet.

Andaj themi, se njerëzit përballë pushtetarëve të tyre janë katër kategori:

Një: Pushteti udhëhiqet nga motivi i fuqishëm i besimit dhe forca e madhe e pushtetarit. Kjo është gjendja më e mirë e një shteti.

Dy: Pushteti të udhëhiqet nga motivi i dobët i besimit dhe mungesa e forcës së pushtetarit. Kjo është gjendja më e keqe e një shteti.

Tre: Pushteti të udhëhiqet nga motivi i dobët i besimit dhe forca e pushtetarit. Ky shtet është në nivel mesatar, por mbetet pushteti më i mirë për popullin në aspektin e jashtëm.

Katër: Pushteti të udhëhiqet nga motivi i fuqishëm i besimit dhe nga forca e dobët e pushtetarit. Ky shtet duket i dobët nga jashtë, por është i mirë në raport me Zotin.

Shejh Ibën Uthejmini

Sherhu Thelathetil-Usuli, fq. 151-152

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *