Ngritja e diturisë shenjë e Kiametit


Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

Me të vërtetë prej shenjave të Kiametit është ngritja e diturisë, përhapja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe shfaqja e zinasë.

#Buhariu #hadithe

Sqarim:

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na informon se prej shenjave të Kiametit , shenjave që është afruar Kiameti janë:

Ngritja e diturisë. Domethënë dituria e dobishme e cila shoqërohet me vepra të mira. Kjo ndodh duke i marrë Allahu dijetarët, ose duke vdekur edhe pakësuar ata ose duke e marrë diturinë nga gjoksi i tyre. Në këtë situatë njerëzit për të parë i llogarisin disa injorantë, të cilët flasin për fenë e Allahut me mendjen e tyre, japin fetva sipas injorancës së tyre, ata e marrin pushtetin mbi njerëz dhe e përhapin injorancën në mesin e tyre. Kjo shkakton eliminimin e frikërespektit nga zemrat e njerëzve, konsumohet alkooli, përhapet zinaja, etj.

Meselet e fikhut që mund të nxirren nga ky hadith janë:

1- Është caktim i Allahut që shkatërrimi i dynjasë të vijë pas shtimin të prishjes në te.

2- Nxitje për mësim dhe arsimim, përndryshe ngrihet dija me marrjen e dijetarëve.

3- Prej shenjave të Kiametit është ngritja e diturisë fetare.

4- Prej shenjave të Kiametit është përhapja e imoralitetit.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *