Vajza ose tigri


Prej rrëfimeve që kanë shkaktuar debat të madh në histori, sidomos mes meshkujve dhe femrave, është rrëfimi me titull: “Vajza apo tigri”, të autorit amerikan Frank Stockton.

 Rrëfimi flet për një mbret sadist i cili kishte shpikur një metodë të re të gjykimit të akuzuarve. I akuzuari për ndonjë krim vendoset mes dy dyerve, në njërën është një vajzë e bukur dhe në tjetrën është një tigër i uritur.

nëse e hap derën në të cilën është vajza e bukur, i akuzuari detyrimisht martohet me te, e nëse e hap derën pas së cilës është tigri, ai atëherë duhet të luftojë me tigrin ose ti bëhet shujtë e lezetshme. kjo përzgjedhje e tij e tregon se i akuzuari ka qenë i pafajshëm ose fajtor. Nëse hap derën ku gjindet tigri, shpallet fajtor, e nëse e hap derën ku është vajza e bukur, është i oafajshëm dhe i lirë.

Polemika rreth këtij rrëfimi qëndron te vajza e këtij mbretit, e cila ishte dashuruar me një djalë nga masa e gjerë, por edhe djaloshi e donte vajzën shumë. Një ditë duke kaluar mbreti në pallatin e tij, e pa vajzën e tij me këtë djalë.

Kur e gjeti vajzën e vet me një djalosh nga masa e gjerë e vendosi ta denojë sipas metodës që kishte për gjykim, “vajza ose tigri”!

Erdhi momenti i gjykimit. I akuzuari shikon masën e madhe të mbledhur i shqetësuar shumë. e sheh princezën, të dashurën e vet, qëndron ulur në ballkonin e përcaktuar për mbretin dhe familjen e vet, ku pret çka do zgjedhe i dashuri i saj. ajo nga lart shumë lehtë mund ta dije se në cilën derë është vajza dhe në cilën është tigri. Pjesmarrësit e përcjellnin me vëmendje këtë ndodhi! Djaloshi e shikoi për të fundën herë të dashurën e vet, kurse ajo i dha shenjë për njërën prej dy dzerve, pa e vërejtur këtë askush. tani djaloshi filloi të mendojë shumë shpejtë. Ai ishte shumë i bindur se vajza e donte shumë dhe se ia do shpëtimin, andaj është e pamundur që ajo ti jep shenjë drejt derës pas së cilës qëndron tigri… Por princezë, e ato për nga natyra xhelozojnë shumë, a thua vallë ka dhënë shenjë drejt derës pas së cilës është vajza e bukur, që domethënë se me te edhe duhet të martohet!

Cili personazh brenda saj fitoi: femra xheloze apo femra e dashuruar në këtë djalosh?!

A ti dëgjon udhëzimin e saj apo ta refuzon dhe ta hap derën tjetër?!

Në fund, djaloshi e vendosi, ta hap derën, drejt së cilës e udhëzoi princeza.

Këtu, në këtë fund të këtij rrëfimi Stocktoni thotë:

“Më vjen keq, nuk mund ta parashikoj fundin, nuk e di se çka del pas kësaj dere, “vajza apo tigri”?! dhe përfundoi rrëfimi.

Rrëfimi dhe romani përfundoi, por ndodhia nuk pëprfundoi. ky tregim shkaktoi një dozë të madhe hidhërimi tek lexuesit edhe shkaktoi një polemikë të gjerë mes dy gjinive. Femrat thonin: kjo vajzë princezë natyrisht i dha përparësi vendimit që të kënaqet i dashuri i vet në gjirin e kësaj vajzës tjetër dhe të mbetet gjallë, e jo të mbytet dhe ta humbas përgjithmonë.

Meshkujt mendonin se natyra e femrës më shumë i jep përparësi shkyerjes së të dashurit nga dhëmbët e tigrit se sa ai të jetojë me një femër tjetër veç saj.

Andaj, autori, bëri bashkë një mashkull dhe një femër, ku njëri prej tyre të zgjedh fundin e rrëfimit sipas mendjes së tij!

Ti, çka mendon, se drejt cilës derë, ka treguar vajza princezë?!

dr.Halid Drejisi

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *