Besimtarët janë si një trup


 

 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë

I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe temperatura. #Buhariu #hadithe

 

 

 

Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, sahabij nga mesi i ensarëve, na rrëfen se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

I sheh besimtarët duke mëshiruar njëri tjetrin, në bazë të vëllazërisë islame, jo për ndonjë arsye tjetër, duke dashur njëri tjetrin, duke e vizituar njëri tjetrin dhe kështu duke forcuar këtë dashuri, duke i dhënë dhurata njëri tjetrit dhe duke u solidarizuar me ndihmesë njëri tjetrit, e përkrah dhe e forcon. Me këto veprime i ngjan trupit me gjymtyrët, nëse një gjymtyrë a organ i dhemb, i gjithë trupi ankohet, nuk mund të flejë nga dhimbja e as nga temperatura.

Në hadith është përdoru sjellja e shembullit për të thjeshtëzuar kuptimin e këtij hadithi dhe për të qenë më i qartë te njerëzit.

Besimtarët janë si një trup, të bashkuar dhe unik.

Muslimanët duhet të kujdesen për njëri tjetrin në të gjitha çështjet e tyre.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *