Allahu të mëshiroftë shejh Alban!


 

Nga fikhu i hoxhës ishte edhe kjo ndodhi që kishte ndodhë me hoxhën dhe përgjigjen që ua kishte dhënë.

Një grua e thërret në telefon hoxhën, Allahu e mëshiroftë, dhe i thotë:

Hoxhë! Para martese isha një vajzë agjëruese, namazfalëse, ndjeja kënaqësinë e Kuranit, kurse sot më mungon ëmbëlsia e adhurimeve.

Hoxha i tha: më trego sa kujdesesh për burrin?

Tha: o hoxhë! Unë të flas për Kuranin, namazin, ëmbëlsinë e adhurimeve, e ti më flet për burrin?

Hoxha tha: po! Motra ime! A e di pse disa gra nuk e shijojnë ëmbëlsinë e imanit, kënaqësinë e adhurimeve dhe ndikimin e ibadetit?!

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Nuk e shijon ëmbëlsinë e besimit një grua deri sa të kryen obligimet e veta ndaj burrit”.

Sahihut-Tergibi, nr. 1939

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *