Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet


 

Pejgamberi, ﷺ, thotë:

“لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك”.

“Do vazhdojë një grup nga Ymeti im triumfues me të vërtetën, atyre nuk u bën dëm ai që i tradhton, e ata do të mbeten në këtë gjendje derisa të vijë Kijametit”. Buhariu, nr. 7311 dhe Muslimi, nr. 156

Allahu, Fuqiplotë, thotë:

{وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِين}

“Duro, sepse Allahu është me durimtarët”.  El-enfal: 46

Po që se s’do kishte gjë tjetër në këtë durim përveç shoqërimit të Allahut do mjaftonte të ishte gjëra madhështore.

Të gjithë ne shohim fenomene negative rreth e përqark mirëpo na ngushëllon fakti se mirësia do mbetet deri në Kijamet.

Andaj porosi për të gjithë besimtarët që të durojnë, ti nxisin tjerët në durim dhe të mbeten vazhdimisht në aktivitet në shërbim të mirës.

Allahu i Madhërishëm thotë:

{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ}

“O ju besimtarë, duroni, nxisni tjerët në durim, jini të mobilizuar dhe keni frikë Allahun, që të shpëtoni”. Ali Imran: 200

E keqja e cila përhapet dhe gabimet që bëhen anë e mbanë botës nuk i bën dobi të mirit nëse i miri është në projekte të cilat e shërbejnë islamin dhe të mirën.

Muslimani xheloz dhe refuzimi i të keqes nga ana e tij është duke kryer një detyrë dhe se për gjithë ato dhimbje dhe ngushtica do ti shpërblehen nga Allahu me shpërblimi të mëdha.

Besimtari mes tjerave e ka edhe një mundësi, të cilën nuk e kanë tjerët, e ajo është lutja.

Pejgamberi, ﷺ, thotë:

” إن من عباد الله من لو أقسم على الله لأبره ” أخرجه البخاري. 

“Ka robër të Allahut që nëse i betohen Allahut, Allahu ta zbaton betimin e tij”. (Buhariu, nr.2703).

Lutja është armë e fuqishme, andaj duhet ta shfryëtzojmë duke u lutur për përmirësim të gjendjes dhe udhëzim të popullit tonë.

Ju luteni këtu, e Allahu e jep suksesin diku tjetër.

Ju luteni këtu, e Allahu e shkatërron të keqen diku tjetër.

Ju mërziteni këtu, e Alalhu ju gëzon diku tjetër.

Qëndroni e mos u dorëzoni, Allahu ju forcoftë në rrugën e drejtë!

Lutne Allahun vazhdimisht që t’ju stabilizojë këmbët në këtë fe deri në vdekje!

Bekir Halimi

Aktuale

top

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *